Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Istogu jo vetëm që është me LDK-në, është vetë LDK-ja

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, fushatën elektorale të dielën e ka nisur në Istog dhe e ka përfunduar në fshatin Llukar. Nga shtëpia politike siç tha e LDK-së, Abdixhiku u kujton qytetarëve se kjo parti do ta ndjekë rrugën e konsolidimit shtetëror të Kosovës. Ai tha se të djathtit nuk e duan pushtetin për të sunduar, por për të qeverisur me të.

Në vendlindje të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do ta ndryshojmë sloganin për ndryshimin sepse tha se ndryshimi ka ndodhur.

Abdixhiku tha se slogani i ri i LDK-së është “Krejt Kosova LDK”

Gjatë fushatës në Istog ka thënë se ndihet krenar që ndodhet në qytetin e krijuesit dhe ndërtuesit të shtetit të Kosovës, intelektualit të shkëlqyeshëm e politikanit të papërsëritshëm, Ibrahim Rugova

“Të dashur qytetarë të Istogut ju i keni qëndruar besnik përherë, përherë partisë së Ibrahim Rugovës, birit tuaj e shqiptarit më të madh”, tha Abdixhiku, i cili është shoqëruar me brohoritjet e masës nën thirrjet “Ibrahim Rugova, Ibrahim Rugova, Ibrahim Rugova…”, ka deklaruar ai.

Edhe Abdixhiku: Istogu, me Ilir Feratin edhe katër vjet Zgjedhjet lokale Abdixhiku: Istogu, me Ilir Feratin edhe katër vjet

Ai tha se për LDK-në zgjedhjet janë gjithmonë festë e demokracisë.

Abdixhiku deklaroi se Istogu po konfirmon fitoren e madhe të LDK-së.

“Fitorja jonë s’ka se si mos të nis nga këtu nga Istogu i të madhit Fadil Ferati. Burrit të fortë Shaban Manajt. Nga Istogu i të madhit Haki Rugova. Dhe nga Istogu i Ilir Ferati”,

Pas Istogut, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku takoi banorët e Rugovës së Pejës.

Banorëve ai u tha se LDK-ja është për ndryshim dhe zhvillim të gjithmbarshëm, për integrim euroatlantik, si dhe për të ardhmen e Republikës.

Ai kërkoi votën e rugovasve që të ruhet demokracia dhe të zhvillohet kjo zonë e Rugovës, që siç tha, ka potencial të zhvillimit dhe me vlera të mëdha të trashëgimisë.

Abdixhiku tha se të djathtit nuk e duan pushtetin për të sunduar, por për të qeverisur me të.

Ai tha se Republika e Kosovës ndodhet në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial që prej themelimit si shtet i pavarur, sipas tij për shkak të aventurave të papërgjegjshme politike që një qeveri nuk di të bëjë punë të mbarë.

Edhe Abdixhiku: LDK-ja është shpresa për Kosovën Arbëri Abdixhiku: LDK-ja është shpresa për Kosovën

“Dhe në këtë udhëkryq ne duhet të definojmë të ardhmen tonë, prandaj ju lus ta kuptoni peshën e zgjedhjeve tuaja 20 ditë nga sot”, ka shtuar ai.

Pas Rugovës, kreu i LDK-së ka mbajtur tubim elektoral në Degën e parë në Prishtinë, ku ka takuar banorët e Bardhit të Madh dhe ata të Llukarit.