Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Ditën e parë të qeverisjes sonë koeficienti do të jetë 125 euro

Lumir Abdixhiku -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën parlamentare ka arsyetuar propozimin e këtij subjekti politik që vlera e koeficientit të jetë 125 euro.

Deputeti Abdixhiku tha se me të ardhur LDK-ja në qeverisjes vlera e koeficientit do të jetë 125 euro.

“E para sepse duhet ta reflektojë inflacionin që po flasim tash e dy vjet. Nuk është inflacioni faji i punëve tona vendore, është i importuar, sepse është krizë globale, por vendimet dhe veprimet tona përcaktojmë se si përballemi si shtet për qytetarët e vendit. Dhe me 125 euro koeficientin ne e bëjmë këtë përballueshmëri. Ky zotëria dhe këta zotërinjtë e kanë rritur nivelit e përgjithshëm të pagave për 17% kaq kanë thënë, pra kaq është rritur më pak se sa që ka pasur inflacion mesatare. Nuk mund të mburremi me një gjendje të tillë. Ditën e parë të qeverisjes tonë koeficienti do të jetë 125. Është i mundshëm është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm dhe prapë i pamjaftueshëm për krizën që po kalon Kosova”, u shpreh ai.

Ai madje ironizoi me ministrin e Financave, Hekuran Murati duke i thënë se mendja nuk ia ka marr që do të lë jetën akademike për politikë e prapë do të mbajë ligjërata për ekonomi në Kuvend.

“Nuk dua ta ofendoj ministrin e Financave, por mendja nuk ma ka marr që do të lë jetën akademike për politikë e prapë do të duhej të mbajë ligjërata këtu për ekonomi në Kuvend të Kosovës dhe atë pasi kam dëgjuar ministrinë e Financave në vitin 2023. Prej ditës së parë që është ulur aty deri më sot thotë se është rritur inflacioni 11.6% , sepse nuk e kupton dallimin bazik në ekonomi inflacioni vit për vit prej inflacionit periodik prej ditës që ke ardhur ti në pushtet dhe ai inflacion është 20% sipas ASK-së“, tha ai. /KSP

Edhe Abdixhiku: Në javën e parë, koeficienti 150 euro Arbëri Abdixhiku: Në javën e parë, koeficienti 150 euro

Jahja Kokaj vlerëson se profesorët universitarë janë diskriminuar me Ligj të Pagave

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka thënë se profesorët universitarë janë diskirminuar me koeficientin që iu është caktuar në Ligjin për Paga.

Kohaj në seancën e Kuvendit ka thënë se deputetët meritojnë pagë më të madhe, por jo dyfishë më të madhe se profesorët universitarë.

“Deputeti s’besoj se duhet të ketë pagë dyfishë më të madhe se profesori i Universitetit. Profesori universitar, për të ardhur te titulli doktor duhet të ketë inovacion, të veprojnë në mënyrë inovative për të paktën 5 vjetë pas magjistrimit. Ngrihen nga të asociuar në profesorë. Dikush tha kanë 6 orë punë. Nuk i ka 6 orë, por 12 orë, në laborator apo bibliotekë. Nëse s’i ka nuk e ka vendin aty atëherë. E di se shumica se kanë vendin aty, por ky është muhabet tjetër. Por, nëse duam ardhmërinë tonë intelektuale, ekonomike, së pari duhet të ngrisim lartë arsimin, shkencën e mendimin kreativ. Këto i kemi sakatu kësaj radhe, pasi profesori meriton pagë më dinjitoze, respekt. Është bërë një neglizhim të thel. Një nënvlerësim i kreativitetit”, ka thënë Kokaj.

Edhe Abdixhiku: Në javën e parë të qeverisjes do ta bëj koeficientin 150 euro Arbëri Abdixhiku: Në javën e parë të qeverisjes do ta bëj koeficientin 150 euro

Ai ka treguar se si vlera e koeficientit është bërë sipas një formule matematikore. Dhe u ka thënë deputetëve të opozitës nëse duan të paraqesin koeficient të ri atëherë duhet të dalin me një formulë të re.

Ai ka thënë se specialistët mjekësore meritojnë pagë më të madhe deri katërfishë, porse nuk ka buxhet.

Image