(Përditësuar - 11:39) - Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit dhe i ka falënderuar për kontributin e tyre të çmuar ndërbreza.
Në postim në Facebook, kreu i LDK-së ka thënë se “ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve”.
“Kjo ditë është e një rëndësie të veçantë, sepse kujtohet roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i mësimdhënësve, të cilët detyrën e tyre fisnike; edukimin e arsimimin, nuk e ndalën as në momentet më të rënda të vendit. LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve. Në programin politik “Rruga e Re”, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit. Puna e juaj fisnike, duhet të trajtohet me dinjitet edhe në aspektin financiar!”.
Haradinaj me tri kërkesa për përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpalosur tri kërkesa me të cilat do të përmirësoheshin kushtet për mësimdhënësit, në Ditën e Mësuesit më 7 mars.
Kërkesa e parë e Haradinajt është rritja e vlerës së koeficionit në së paku 130 euro.
Edhe
Hamza: Mësuesit meritojnë paga më të larta, dinjitet dhe vlerësim të merituar
“Të dashur qytetarë, sot kur po shënojmë Ditën e Mësuesit, shteti duhet t’i kthehet kërkesave që kërkojne zgjidhje emergjente për mësuesin e Kosovës. Kërkesa e parë është që vlera e koeficientit të ngritet në se paku 130 euro, ngase ngritja që bëri qeveria nga 105 në 110 është ironike dhe ka shtuar shumë pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Dy kërkesat e tjera të kryetarit të AAK-së janë mosndryshimi i Ligjit për skemat pensionale dhe i kontratës individuale të punës.
“Kërkesë e dytë është që të mbetet pika 6 e nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale që ua pranon punëtorëve të arsimit ato vite si kontributdhënëse sepse ndryshimet e bëra me ndyshim plotësimin e këtij ligji ua mohojnë këtë të drejtë të fituar. Kërkesa e tretë eshtë të mos ndryshohet përmbajtja e Kontratës individuale të punës e as Ligjet ekzistuese pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sindikatës dhe palëve tjera sepse Qeveria Kurti duke shfrytëzuar numrat në parlament po bën ndyshime në ligje që nuk avansojnë, por mohojnë disa të drejta të fituara e të garantuara me ligjet aktuale”, ka shkruar tutje ai.