Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se karantimi po funksionon në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbi 500 qytetarë janë vendosur aty, ndërkaq 200 nga ta janë testuar e liruar në shtëpi.
“Kushtet në Karantinë mund të mos ishin nga më të mirat, ditët e para mund të kishin qenë edhe të vështira - mësuam në vështirësi - por karantinimi po funksionon. Mbi 500 qytetarë tanë janë vendosur aty. Janë ushqyer, përkujdesur e trajtuar me kapacitetet e një shteti që aq sa ka jep - por jep gjithçka. Janë testuar dyqind prej tyre, të gjithë janë liruar për në shtëpi. Qindra të tjerë do të kthehen gradualisht e do të vendosen aty njëtrajtësisht”, ka thënë ai.
Sipas tij, të testuarit pozitiv, 3 sosh, për shkak të karantinimit nuk kanë kontaktuar askënd.
“As brenda as jashtë. Sa për krahasim, vetëm një qytetar pozitiv në një qytezë Kosove ka nisur zinxhirin pozitiv tek mbi 50 të tjerë. Pa karantinë do të kishim shpërthim. Me karantinë kemi edhe kontroll edhe kthim në shtëpi. Për këtë duhet falënderuar të gjithë. Qytetarët që me durim qëndrojnë aty; por mbi të gjitha shërbyesit e qendrës, të shëndetësisë, policët, ushtarët e vullnetarët që kanë bërë të vlejë i gjithë ky angazhim”, ka shkruar ai.
-
Sot kthehen 120 qytetarë nga Turqia, në radhë po presin edhe 16 në Poloni dhe një në Liberi
-
Abdixhiku: Sot dita më e rëndë për vendin
-
Abdixhiku: Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit, në Kosovë është përmirësuar cilësia e ajrit
-
Abdixhiku thirrje të qëndrohet në shtëpi: “Mos ta prishim në fund”
-
Kthehen në Kosovë 39 persona për t'u vendosur në karantinë, Abdixhiku thirrje të tjerëve të kontaktojnë ambasadat