Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Abdixhiku: Sot dita më e rëndë për vendin

Foto: Lumir Abdixhiku/Facebook

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, duke komentuar konfirmimin e 79 personave me koronavirus, ka thënë se sot është ditë e rëndë.

Ai përmes një postimi në Facebook iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se asnjë masë nuk ka ndikim pa bashkëpunim.

“Dita më e rëndë për vendin sot. 79 raste të reja. Dhe ndjehesh i dermuar e dëshpëruar me një ditë të tillë. Ju lutem qëndroni në shtëpi. Asnjë masë nuk ka ndikim pa bashkëpunim. Përpjekja e deritanishme s’ka qenë fare e lehtë. Keni hequr dorë nga sjelljet tuaja më të zakonshme. Nga mbyllja e punëve e deri tek distancimi nga më të dashurit tuaj. Kjo përpjekje, sado e vështire që është, duhet të vazhdojë - në të kundërtën secili kontribut kolektiv i deritanishëm humbet kuptim. Sot ky kontribut ka humbur kuptim”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shtuar se qëndrimi në shtëpi e bën punën e mjekëve, policëve, ushtarëve e secilit kontribuues tjetër në këtë betejë shumë më të lehtë.

Ai ka thënë se transporti ndërkombëtar i mallrave po vazhdon.

Edhe Abdixhiku: Dimri i këtij viti do të jetë më i vështiri që Kosova ka përjetuar ndonjëherë Arbëri Abdixhiku: Dimri i këtij viti do të jetë më i vështiri që Kosova ka përjetuar ndonjëherë

Sipas tij, vendi po furnizohet mjaftueshëm dhe pandërprerë.

“Qytetarët tanë të ngujuar jashtë, ngadalë por sigurt, po kthehen në shtëpi. Rrugët po pastrohen e mirëmbahen nëpër Kosovën. Arsimi po zhvillohet. Do t’i mbushim shpejtë edhe sheshet, edhe rrugët, edhe shkollat, edhe kafiteritë e edhe stadiumet. Do të takohemi sërish të gjithë. Le të kujdesemi sot që ky takim të jetë me gëzim”, ka shkruar ai.