Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abbott mirëpret organizimin e zgjedhjeve pa incidente, i quan shqetësuese raportimet për kërcënime

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës të dielën e 23 prillit, të cilat siç u shpreh edhe ai u mbajtën të qeta e të sigurta pa ndonjë incident.

Ai ka thënë se janë shqetësuese raportimet për kërcënime. Po ashtu ka thënë se është për të ardhur keq që partitë politike serbe nuk morën pjesë.

“E mirëpres që faktin zgjedhjet dje në komunat veriore u zhvilluan të sigurta dhe pa incidente të mëdha. Dëshiroj t'i falënderoj zyrtarët zgjedhorë dhe ata të Policisë së Kosovës që e kanë bërë të mundur një gjë të tillë. Më vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes së partive politike serbe të Kosovës dhe zgjedhjen e serbëve të Kosovës që ata bënë karshi procesit zgjedhor. Raportet për presion dhe kërcënime në raste të caktuara për të mos marrë pjesë janë thellësisht shqetësuese. Pres përparim në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore të Kosovës”, ka shkruar Abbott në Twitter.