Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicolas Abbott, ka deklaruar se shteti i tij mirëpret angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që propozimi i dialogut të diskutohet në takimin e nivelit të lartë, të hënën më 27 shkurt.
Abbott ka shkruar të premten në Facebook se Kosova tani e ka mundësinë që të bëjë përparim.
“Kosova ka rol të rëndësishëm për të luajtur përmes angazhimit në mënyrë konstruktive dhe bërjes së kompromiseve të nevojshme që i mundësojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj të prosperojnë. Është po aq e rëndësishme të sigurohet një mjedis i sigurt që krijon hapësirë për një marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve. Me 17 Shkurt, si aleat i palëkundur, iu bashkuam Kosovës në festimin e 15 viteve të pavarësisë. 15 vjet pas pavarësisë, Kosova ka mundësinë të bëjë progres në integrimet ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e një shteti prosperues. Negociatat e suksesshme do ta krijojnë atë të ardhme”, ka shkruar Abbott.
-
Abbott: Është koha që Kosova të propozojë një draftstatut për Asociacionin
-
Kurti e Abbott për takimin e 2 majit: Angazhim që siguron zbatimin e të gjitha neneve të dakorduara
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Ambasadori britanik Hargreaves takohet me Kurtin, bisedojnë për zgjedhjet dhe dialogun