Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se edhe pas largimit nga Bashkimi Evropian, do të jenë miq dhe partner të afër me Kosovën.
Mbretëria e Bashkuar do të largohet sot nga Bashkimi Evropian, por sipas Abbott, Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës, transmeton Koha.net.
Këtë, Abbotti e ka bërë të ditur nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar:
“Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor.”
-
Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrah Kosovën për t’u bërë shtet funksional e stabil
-
Abbott: Kosova është vend i veçantë që e meriton të jetë i suksesshëm
-
Abbotti nga Kosova në Shqipëri, Kurti: Duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet njësoj
-
Abbott: Britania e gatshme të ndihmojë, rezultati pozitiv në Ohër arrihet me vullnet politik
-
Abbott: Javë e rëndësishme për Kosovën