Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazoviqi pritet me ceremoni shtetërore në Serbi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është pritur me ceremoni solemne në Beograd të Serbisë. Ai ka nisur vizitën dyditëshe në Serbi, ndërsa u prit nga kryeministrja Ana Bërnabiq.

Abazoviqi pritet të takohet me krerët më të lartë të Serbisë, duke nisur nga takimi me Bërnabiqin. Të dy do t’u adresohen mediave pas takimit.

Abazoviq, i zgjedhur kryeministër i Malit të Zi dy muaj më parë, do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq.

Ai ka shkuar në Serbi me një delegacion 11-anëtarësh.

Në paralajmërimin e vizitës, Abazoviqi kishte thënë se synon që marrëdhëniet ndërshtetërore Mal i Zi – Serbi të ngrihen në nivelin më të lartë. Qeveria në Podgoricë pati thënë se vizita e Abazoviqit në Beograd është për të shprehur dëshirën për krijimin e marrëdhënieve më të mira fqinjësore.