Dardan Abazi, hulumtues i lartë në INDEP ka thënë se janë bërë shtatë muaj të kësaj qeverie dhe ajo ende nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë me sektorin e energjisë.
Sipas tij në një situatë normale, qeveria ende pa ardhur në pushtet do të duhej ta kishte planin.
Abazi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se është shqetësuese dinamika e ulët në sektorin e energjisë.
“Ne jemi vonë me liberalizimin e tregut, jemi vonë me çështjen e integrimit të tregut me rajonin, dhe ende më tutje jemi duke humbur kohë. Nuk dua të them që Qeveria ka ndonjë problem me Amerikën por më shumë është vendim i ngutshëm i ndikuar nga fakti që nuk ka pasur plan të qartë për të ardhmen. Nëse Qeveria do të investojë në ndonjë termocentral me qymyr, ajo duhet të thotë se për sa euro është më lirë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nëse refuzohet një projekt i gazit, alternativa për të cilën frikësohen është ndërtimi i ndonjë termocentrali i ri.
Sipas tij, duhet të din nga Qeveria se cilat janë opsionet të cilat ata i shohin.
Edhe
Qeveria pa strategji për energjinë – vazhdon varësia nga qymyri
Ai ka thënë se është shpresëdhënëse që kjo Qeveri po flet për dekarbonizim.
“Qasja e qeverisë ka ndryshuar për shkak se kanë ndryshuar rrjedhat ndërkombëtare në lëmine e energjisë. Tashmë të gjitha partitë politike kanë filluar të flasin për dekarbonizim. Unë shpresojë që dinamika e kësaj qeverie të rritet”, ka thënë ai.
-
Kllokoqi për gazin amerikan: Më shumë debat politik, ka munguar ndonjë projekt konkret
-
PDK: Kriza energjetike, rezultati i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti
- Pesë të vërteta në sektorin e energjisë dhe pse është koha të ballafaqohemi me to
-
Abazi: Qeveria ka vendosur që të paguajmë me terr çfarëdo krize energjetike