Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ramush Haradinaj, kurrë nuk kanë pasur një mbështetje më të madhe se sa që e kanë sot.
Kështu pretendon vetë kjo parti, ndërsa një mesazh kësisoj ka dalë edhe nga një tubim i Kryesisë së Degës së AAK-së në Klinë.
“Politikat konsistente për sovranitetin e vendit dhe tërësinë tokësore, për zhvillimin ekonomik, për ushtrinë, për rend dhe ligj e kundër hajnisë e korrupsionit, për partneritet dhe jo vazalitet me Bashkësinë Ndërkombëtare si dhe vetëdija për ta bërë të plotë Kosovën, janë përcaktimi ynë”, thuhet në njoftimin e partisë.
Dega e AAK-së në Klinë, u tha në këtë takim, tashmë është në fazën e përpilimit të programit të fitores për këtë komunë, thuhet në njoftim.

-
Haradinaj: Kosova asnjëherë më parë s’ka pasur nevojë më shumë për Aleancën
-
Haradinaj: AAK-ja po shihet si alternativë serioze, po fuqizohet gjithandej
-
Gjini merr zyrtarisht drejtimin e partisë, Haradinaj: Besojmë te Gjini, AAK-ja vazhdon rrugëtimin
-
Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
-
Haradinaj: Kemi 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, duam koalicion me PDK-në e LDK-në