Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u është lejuar kandidimi për shkak të problemeve me ligjin. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zyrtari për media i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
“Po janë ndryshuar tre emra, por ende nuk i kam cilët janë ata”, ka thënë shkurt ai.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, sot duhet të vendosë për ankesat e partive politike për mos certifikimin e listave me kandidatë për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ-ja nuk ka certifikuar listat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për shkak të kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.
-
Decertifikohen 12 kandidatë me kërkesë të partive politike
-
AAK-ja do të kërkojë konsultë para seancës
-
Haradinaj: Jemi të gatshëm ta votojmë sot nëse e ndërrojnë emrin e kandidatit
-
Listat e deputetëve s’dorëzohen në kohë, në KQZ thonë se partitë nuk ditën ta përdorin platformën
-
Propozohen ndryshime në Ligjin për Zgjedhje, kërkohet reduktimi i heshtjes zgjedhore