Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se do të kërkojnë seancë në Kuvend për të diskutuar raportin e Indeksit të Lirisë së Shtypit të “Reporterëve pa Kufij”.
Tahiri ka thënë se bazuar në të gjeturat e raportit, në rrezik është edhe demokracia zgjedhore “meqë jemi në përfundim të mandatit”:
“Ajo çfarë e bënë tejet shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik. Konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që besom në demokraci. Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Kosova u konfirmua për 19 pozita më keq në Indeksin e Lirisë së Shtypit të “Reporterëve pa Kufij” të premten. Kjo nxiti reagime të shumta.
LEXO EDHE:
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme
-
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë
-
Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë
-
Tahiri: Bizneset janë pranë kolapsit, të ulet akciza dhe TVSH-ja e naftës
-
Tahiri: Kurti po mundohet ta heqë vëmendjen nga përplasja me Osmanin e ta çorientojë opozitën