Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i bëri ftesë Prokurorisë së Kosovës të nisë hetimet ndaj Qeverisë së Kosovës, për siç thotë ajo, për keqpërdorime gjatë kohës së pandemisë.
“Krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, lejimin e kalimit të kufirit pa kontrolle të mjekëve e nga vendet fqinje dhe ndalimin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës, pranimin e testeve nga Serbia, Qeveria e shkarkuar dhe Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të hetohet për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me Ministra të Qeverisë së shkarkuar etj”, thuhet në komunikatën e GP të AAK-së.
Sipas tyre, blerja e dorezave në vlerë 20 euro dhe e dezinfektuesve në vlerë 40 euro, janë puro korrupsion.
“Lidhjet e dyshimta njerëzve rreth tenderëve dhe fituesit e këtyre fondeve duhet urgjentisht të hetohen nga Prokuroria e Shtetit”, përfundon komunikata.
-
PDK: Kërkojmë hetim të menjëhershëm për skandalet e Qeverisë
-
LDK-ja akuzon Qeverinë për korrupsion
-
Qeveria: Do të marrim të gjitha masat, abuzimet në fond do të hetohen
-
Nisin hetimet për keqpërdorimet në emër të të sëmurëve rëndë
-
Ramaj: Prokuroria t’i hetojë keqpërdorimet milionëshe në emër të pacientëve të sëmurë rëndë