Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja: Haskuka po lavdërohet me projekte të qeverisjes paraprake

Komuna e Prizrenit, të martën, ka njoftuar se në kuadër të projektit "Furnizimi i blegtorëve me lopë qumështore" është bërë shpërndarja e lopëve për 80 blegtorë përfitues.

Ekzekutivi lokal ka shprehur qëndrimin se ky numër është dukshëm më i madh në krahasim me vitin e kaluar, kur ishin përcaktuar vetëm 45 përfitues, shkruan sot Koha Ditore.

“Ndryshe nga herët e kaluara, sivjet për herë të parë është bërë thirrje publike për aplikim të blegtorëve, si dhe përfituesit janë përzgjedhur në bazë të plotësimit të kritereve dhe vlerësimit të komisionit të përbërë nga ekspertë të fushës. Interesim për të përfituar nga ky projekt kanë shfaqur gjithsej 123 aplikues”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prizrenit. Ngjashëm është shprehur edhe kryetari Haskuka lidhur me këtë projekt.

Por shefi i Grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka kundërshtuar mënyrën e publikimit të informatës nga menaxhmenti i komunës. Sipas tij, “përveç që po provon të ushtrojë arrogancë, kryetari Mytaher Haskuka po shfaqet edhe i padijshëm ngase po thotë të pavërteta dhe po shpif”.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)