Njoftimi i Zyrës së Personelit për kandidatin më të suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të Komunës së Prizrenit për një vend pune në Drejtorinë e Inspektorateve ka ngjallur reagimin e shefit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Prizrenit. Ilir Baldedaj ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për ‘importimin’ e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga komunat e tjera në Prizren”.
“Çmenduria e radhës e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është importi i militantëve të Vetëvendosjes nga komunat e tjera në Prizren. Çmenduri dhe margaritar, dhe importi vjen nga një komunë shumë më e vogël se Prizreni, nga Malisheva. S'ka kuadro Prizreni, ndërsa Malisheva ka për vete dhe për eksport, prandaj Mytaher Haskuka, i gjendur në situatën që s'ka kuadro në Prizren importon”, ka thënë Baldedaj. Ai ka theksuar se është e habitshme se si nuk paska mbetur asnjë kuadër as te partnerët e koalicionit qeverisës komunal për këtë vend pune.
“Haskuka i punësoi të gjithë militantët e Vetëvendosjes nga Prizreni dhe tash duhet të importojë militantë të Vetëvendosjes nga qytetet e tjera”, ka deklaruar Baldedaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Haskuka refuzon të flasë rreth mospajtimeve të degës në Prizren për rikandidimin e tij
-
PDK-ja në Prizren kërkon tërheqjen e konkluzionit të Haskukës për zyrat e partive
-
Kritikohet përfaqësimi i Komunës së Prizrenit në takimin me zyrtarët japonezë
-
Opozita e Prizrenit kërkon shkarkimin e drejtorëve komunal me aktakuza
-
Nxirren në pah përplasjet e Haskukës me partinë e tij, Vetëvendosjen