Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja do të kërkojë debat parlamentar për sigurinë në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm në krah me SHBA-në, BE-në dhe Ukrainën.

Ai ka thënë se nuk duhet të bëhen pre e provokimeve me të cilat po përballet edhe Kosova. I pari i Aleancës ka njoftuar se do të kërkojë debat parlamentar rreth sigurisë në vend.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se lufta me dezinformata dhe lajme të rrejshme nuk e kursen as Kosovën, andaj sipas tij duhet pasur kujdes.

“Agresioni Rus ndaj Ukrainës është një skenar nëpër të cilin ka kaluar Kosova gjatë kohës së Millosheviqit. Fatkeqësisht ky agresion vazhdon nga Putini dhe aleatët e tij në shtetet tjera edhe me pozicionin e tij për armët bërthamore. Bota demokratike tashmë e di se agresorët si Millosheviqi dhe Putini janë kundër vlerave tona të përbashkëta dhe të njëjtit i humbin luftërat. Vitin e kaluar kam theksuar se Kosova nuk mund të pres pafundësisht për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Aleancën Veriatlantike”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ne urgjencë duhet të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan, të përfundojë Strategjia Nacionale e Sigurisë si dhe të procedohet në Kuvend, ligji për Fondin për Mbrojtje (donacionet për Ushtrinë e Kosovës).

Edhe Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO Zgjedhjet 2025 Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO

Të gjitha këto, shton ai, krahas anëtarësimit të Kosovës në NATO, do të krijojnë një realitet të ri të sigurisë në rajon dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Për këto arsye do të kërkoj debat parlamentar rreth situatës së sigurisë në vend. Kjo situatë nuk duhet ta gjejë në gjumë qeverinë aktuale, por e njëjta duhet të angazhohet që këtë situatë ta shfrytëzojë sa më mirë, në dobi të Kosovës dhe qytetarëve”, ka shkruar ai.