Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil që pritet të dalë në votim të enjten.
Në këtë kod është neni që i hapë rrugë hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.
“Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini”, thuhet në komunikatën e partisë.
E arsyetimi i kësaj partie ka qenë elektorati.
“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, thuhet tutje.
Edhe
Kadiri: Deklaratat e deputetëve kundër Kodit Civil po nxisin urrejtje te popullata
Në kundërshtim të tij kanë dalë edhe përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë. Katër përfaqësues kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët dhe ftuan që “të ruhen vlerat tradicionale të familjes”.
-
MD-ja ndryshon nenin që flet për martesën, s'tregon kur do ta miratojë në Qeveri
-
Java e Krenarisë kthen çështjen e bashkësive civile të personave me gjini të njëjtë
-
Ndryshimet në projektkodin civil mbahen të fshehta
-
Avokati i Popullit: Të njihen marrëdhëniet familjare të personave të gjinisë së njëjtë