Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për Kosovën, ka thënë se nuk po kupton përse mbahen seanca të KS-së çdo tre muaj për Kosovën, kur po përsëriten të njëjtat gjëra.
Ajo ka kritikuar qasjen e Serbisë ndaj Kosovës duke i quajtur si vlerësime raciste. Çitaku ka thënë se derisa Serbia nuk pranon të marrë përgjegjësinë për luftën dhe spastrimin etnik në Kosovë, nuk do të ketë pajtim mes dy shteteve.
Deklarata e Çitakut është përkrahur edhe nga Suedia që ka përgëzuar përfaqësuesen e Kosovës për fjalimin e saj.
Kjo nismë që është përmendur edhe në seancat e mëhershme po kundërshtohet nga Serbia dhe aleatët e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot shqyrton raportin për Kosovën
-
Seancën e KS të OKB-së për Kosovën, Çitaku e quan të kotë
-
SHBA-ja në KS të OKB-së i kërkon Serbisë llogaridhënie për sulmin në Banjskë
-
Çitaku i kërkon Osmanit reagim: E mbështet kursin konfrontues të Kurtit apo mendon ndryshe?
-
Çitaku për Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Mjerim e marrëzi që Qeveria e solli punën në këtë pikë