Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

A do të vijojë çadra?? PD thërret mbledhje urgjente të grupit

Pasi Majlinda Bregu dhe Eduart Selami kritikuan fort qëndrimin e Partisë Demokratike për çështjen e bojkotit të zgjedhjeve, raportohet se kryetari i PD, Lulzim Basha, shpërndau një mesazh për demokratët.

Ai u kërkoi atyre që të mos sulmojnë asnjë prej personazheve në fjalë, transmeton MAPO, e afërt me PD-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavarësisht tensionit, në fakt nuk pati shumë reagime.

Edhe të martën, pa u përmendur emrin, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ndaj kritikave të Majlinda Bregut dhe të ish-kryetarit të PD, Eduard Selami, të cilët dje kërkuan futjen e opozitës në zgjedhje.

Basha tha se deri më tani, për zgjedhjet e 18 qershorit është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor, që është koalicioni i 2015-s që është në pushtet, por edhe ai jo i plotë si para 4 viteve.

“Të gjitha partitë e regjistruara deri më tani në zgjedhje janë pjesë e koalicionit me Edi Ramën, ndërsa ky i fundit është kujdesur të fusë në zgjedhje parti si ato me të cilat pretendonte se bënte zgjedhje edhe Ramiz Alia”, tha Basha.

Ndërsa Basha fliste, ambasadorja gjermane deklaronte se Gjermania do i njohë zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Pak më vonë, Partia Demokratike lajmëroi grupin parlamentar për një mbledhje urgjente në orën 18:30.

Prania në këtë mbledhje është e detyrueshme.

Akoma nuk dihet se çfarë do të vendoset, por rrjeti spekulon se pas komenteve të PPE dhe diplomatëve ndërkombëtarë, PD do të kërkojë një rrugëzgjidhje.