Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i gëzohet lajmit për marrëveshjen Maqedoni – Greqi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas arritjes së marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, ka thënë se çdo lajm i mirë nga rajoni “na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat euro-atlantike të cilat bashkërisht i synojmë”.

Ai ka shkruar në Facebook:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I gëzohem lajmit të shumëpritur për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor. Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë. Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan.