Arbëri

FOL: Problemi kryesor i prokurimit publik, zbatimi në praktikë i kontratave

 

Lëvizja FOL organizoi tryezën “Transparenca në prokurimin publik në Kosovë”, ku u tha se problemi më i madh në këto 15 vjetët e fundit në prokurimin publik është zbatimi në praktikë i kontratave.

Jeton Zulfaj nga Lëvizja “Fol”, tha se gjatë monitorimit të tyre në fokus kanë pasur Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Infrastrukturës me ç‘rast tha se si shembull jo shumë i mirë janë gjetjet e ministrive në fjalë.