Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e ka vlerësuar si të jashtëligjshëm vendimin e kuvendit komunal të Ferizajt të 30 marsit me të cilin anulohej vendimi i vitit 2014 për lokacionin për ndërtim të spitalit të qytetit.
Me ardhjen në pushtet, PDK-ja anuloi vendimin e marrë në kohën kur komunën e qeveriste LDK-ja dhe ndërroi lokacionin për ndërtimin e spitalit duke e zhvendosur projektin nga ish-tregu i kafshëve te Parku i Lirisë, vendim ky i vitit 2008.
Ministria e Mjedisit kërkon nga Ministria e Pushtetit Lokal që Kuvendit Komunal të Ferizajt t’i kërkojë rishqyrtim të vendimit brenda 30 ditësh.
Drejtori i urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu ka thënë se për vendimet në kuvend i kanë marrë në përputhje të plotë me udhëzimet që ja ka dhënë ministria.
-
MAPL: Plani zhvillimor komunal në Ferizaj s`mund të ndërrohet me automatizëm
-
Anulohet vendimi për ridestinimin e parcelës për spitalin
-
MMPH: Ridestinimi i parcelës në kundërshtim me dispozitat ligjore
-
Komuna e Ferizajt: MMPH kërkoi vetëm harmonizim të vendimit për lokacionin e spitalit të ri
-
Komuna e Ferizajt zotohet të nisë këtë javë punimet për spitalin, opozita kundërshton lokacionin