Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

93 raste të reja me COVID-19 të enjten në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të enjten se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 93 raste pozitive nga gjithsej 1.078 testime të kryera.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 51 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 269,307.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me koronavirus në këtë vend ka shënuar rritje. Gjithsej 461 persona vazhdojnë të jenë të infektuar.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët tre janë në gjendje më të rënduar.