Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

As 40 për qind të objektivave të MSA-së nuk janë realizuar gjatë 2017-ës

Vetëm 39% e objektivave të përcaktuara për zbatimin e MSA-së, janë realizuar nga institucionet e Kosovës.

Gjetjet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike tregojnë se kanë qenë 51 institucione përgjegjëse për realizimin e 918 objektivave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesin e tyre, ka pasur objektiva ku kanë qenë masa legjislative për plotësimin dhe ndryshimin e legjislacionit primar dhe legjislacionit sekondar.

Sipas këtij monitorimi, mungon koordinimi i institucioneve dhe buxheti.

Sa i përket buxhetit, Grupit për Studime Juridike dhe Politike konstaton se shumica e masave kanë mbetur pa realizuar, sepse nuk janë buxhetuar saktë.