Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

9 të vdekur e 264 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Nëntë persona kanë vdekur dhe 264 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Deri tani, në Shqipëri kanë humbur betejën me koronavirusin 2.274 persona.

Ndërkohë, janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i pandemisë.

30.090 është numri i rasteve aktive atje.