9 organizata të shoqërisë civile janë bërë bashkë, duke krijuar koalicionin Pro Open për hapje të të dhënave dhe llogaridhënie në Prokurimin Publik.
Pro Open, përbëhet nga Fondacioni për shoqëri të hapur, KDI, Çohu, Riinvest, FOL, Iniciativa për Progres, Ec ma ndryshe, Instituti Columbus dhe Demokracia Plus.
Në njoftimin për media, ky koalicion ka thënë se Prokurimi publik vazhdon të mbetet fushë e gjelbër për korrupsionin, pavarësisht synimeve për ta rregulluar këtë sektor me ligje të mira.
“Me qëllim të luftimit të korrupsionit në prokurimin publik, ky koalicion gjithashtu synon që përmes ekspozimit të korrupsionit, të rrisë presionin ndaj institucioneve publike, për t’i adresuar të gjitha shkeljet e identifikuara në prokurim. Koalicioni do të denoncojë të gjithë zyrtarët dhe kompanitë, të cilat kryejnë shkelje në prokurim dhe do të monitorojë reagimin e institucioneve të drejtësisë”, përfundon njoftimi i Pro – Open.
-
KDI-ja njeh përparimin e Komunave në prokurimin publik
-
KDI-ja bashkë me USAID-in publikon hulumtimin mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik
-
“FOL” kërkon që zyrtarët e Prokurimit Publik të deklarojnë pasurinë
-
Organizatat joqeveritare po punojnë për transparencën në prokurimin publik
-
Nis java kundër korrupsionit