Pas akuzave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, sot gjatë ditës, i cili tha se arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq nuk mund të jetë bërë pa dijeninë e Thaçit, ky i fundit, i është përgjigjur me akuza tjera.
Thaçi në një konferencë për medie, për Kurtin, tha se ka trajnime e vizita të rregullta mujore në Stamboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pyeteni atë kush janë ata individë nga Irani që ia financojnë partinë. Nëse nuk mundet as ai të përgjigjet, le të pyet Glaukun ose familjarët e tij. Gjithashtu lideri i Vetëvendosjes duhet të përgjigjet për lidhjet që ka krijuar me njerëzit e Putinit që i kanë instaluar në Ballkanin Perëndimor, dhe takohet nganjëherë me ta”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se edhe ata e dijnë që Thaçi i di këto gjëra, transmeton Koha.net.
Thaçi, tha se njerëzit përreth Kurtit janë ideator të krijimit të organizatës terroriste “Syri i Popullit”.
Thaçi ka komentuar edhe akuzat e fundit që ndodhën mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi.
Kujtojmë se Haradinaj e ka quajtur Selimin “rrenc”, dhe i kishte thënë se ai kishte shpëtuar në luftë mirë pa asnjë ditë burg, e debati i tyre në Kuvend kishte zgjatur mjaft me akuza ndaj njëri tjetrit.
Sot, Hashim Thaçi, duke u ndërlidhur me këtë, tha se Ramush Haradinaj “e paska kursyer Rexhep Selimin”.