Sot nga ora 18:00 është paralajmëruar se do të bëhet një protestë paqësore në qendër të Prishtinës për esktradimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi.
Koha.net mëson se protesta është iniciuar nga nxënësit e gjimnazit “Mehmet Akif” në Gjakovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjashtë zyrtarët e “Gulistanit” që u arrestuan sot në Kosovë janë deportuar në Turqi.
Deportimin e tyre e ka konfirmuar për Kohën, avokati mbrojtës Urim Vokshi, i cili ka thënë se urdhrin për arrestimin e tyre e ka dhënë Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Të arrestuarit Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.