Zhduken 400 mijë euro nga MSH-ja dhe AKPM-ja

Zhduken 400 mijë euro nga MSH-ja dhe AKPM-ja

23 mars 2018 16:30

Janë rreth 400 mijë euro që janë shpenzuar nga buxheti I Ministrisë se Shëndetësisë e që nuk ka asnjë arsyetim se ku kanë shkuar.

Siç ka mësuar “Koha Ditore”, mbi 300 mijë euro janë tërhequr nga AKPM-ja në emër të avancave për udhëtime ndërsa rreth 100 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë.

Burimet të afërta me këto institucione i kanë thënë gazetës se këto pagesa janë bërë në vitin 2016 dhe vitin 2017. Janë tërhjekur në emër të udhëtimeve, por për këto udhëtime nuk është prezantuar asnjë faturë. Siç ka mësuar gazeta ka pasur raste kur zyrtarët kanë tërhequr në emër të avancave të udhëtimeve shuma prej 15-20 mijë euro, përcjell Koha.net.

Auditori i Brendshëm ka filluar nga e mërkura auditimin në këtë institucion.

Kryeshefi i Agjencionit Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPM), Jeton Shala siç ka mësuar gazeta ka marr vendim për suspendim e drejtorit financiar, Mendim Sojeva dhe e ka dërguar në Komision Disiplinor, drejtorin e Administratës, Sejdë Tolaj.


17:52 - Ndërkohë, numri një i Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, është deklaruar për “avullimin” e rreth 400 mijë eurove në dikasterin që ai drejton dhe në Agjencinë Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPM).

Ministri i ka thënë Kohës Ditore se për një gjë të tillë ishte informuar nga Sekretari i Përhershëm në MSH.

”Unë jam njoftuar nga Sekretari për një dukuri negative për mosmbylljen e avanceve. Kemi filluar auditimin e brendshëm si dhe kemi deponuar lëndën në Agjencinë Kundër Korrupsion”, ka thënë Ismaili për Kohën Ditore, përcjell Koha.net. “Tashmë janë suspenduar dhe vendosur para Komisionit Disiplinorë disa zyrtarë të AKPM-së si dhe sot pasdite është njoftuar edhe Policia e Kosovës”, ka thënë më tej Ismaili.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme