Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Në Shqipëri po vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 800 raste të reja me koronavirus, dyfish më tepër se të hënën kur u raportua për 397.

Ndërsa janë raportuar dy raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 5018 testime, ndërsa 800 kanë rezultuar pozitive. Më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar në Tiranë, 160. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 157 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 140.521 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2480 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 131.608 qytetarë, ndërsa janë 6433 raste aktive.