Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

18 raste të reja me COVID-19 të mërkurën në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, janë shënuar 18 raste të reja me COVID-19.

Siç ka bërë të ditur të mërkurën Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, rastet e reja pozitive janë shënuar nga gjithsej 550 mostra që janë marrë për testim.

186 persona janë shëruar gjatë së njëjtës periudhë kohore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 269.256.

Me këtë rast edhe shifrat e rasteve aktive me koronavirus kanë shënuar ulje në 587.

Aktualisht në spitalet COVID të Shqipërisë po trajtohen 19 pacientë, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, në Shqipëri janë konfirmuar 273.164 raste, ndërsa betejën me këtë virus e kanë humbur 3.489 pacientë.