784 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë formuar portretin e Komandantit legjendar, Adem Jashari, në oborrin e kazermës “Adem Jashari”.
Kjo është bërë në nderim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në faqen zyrtare, FSK-ja ka publikuar videon nga krijimi i imazhit që është ideuar nga Besfort Gashi, realizuar nga Rreshter Shtabor Vesel Raci.
"Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, 784 Ushtarë të Kosovës, të rreshtuar në kazermën Adem Jashari formuan portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari", njoftoi FSK.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: FSK-ja është kthyer në një ushtri që mund ta ketë ëndërruar vetë Adem Jashari
-
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Kurti: Ashtu siç mund t’i ketë ëndërruar komandanti Adem Jashari
-
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në nder të Epopesë së UÇK-së (FOTO)
-
Epopeja e UÇK-së, një harmoni tradite që frymon liri
-
28-vjetori i Epopesë së UÇK-së kulmon me ndezjen e zjarreve