Të shtunën janë konfirmuar 75 raste me COVID-19 në Kosovë. Gati gjysma e rasteve të reja janë në Prishtinë. Në Prishtinë janë 36 raste, kurse në Vushtrri nëntë raste të reja.
Raste të reja ka edhe në Mitrovicë (7), Prizren (5), Fushë Kosovë (5), Skënderaj (4), Istog (3), Rahovec (2) dhe Gjakovë, Lipjan, Mamushë e Pejë nga një rast.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë shëruar 38 pacientë të shtunën, kurse numri i të shëruarve ka arritur në 1018.
Në Kosovë të shtunën është tejkaluar shifra e 2000 rasteve. Shifra ka shkuar në 2073 raste, ka njoftuar IKSHPK-ja. 35 pacientë kanë vdekur deri më tani. Ata kanë pasur edhe sëmundje tjera.
Raste aktive në vend janë 1020.