Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

700 familje do të ndihmohen nga mini-maratona “Vrapo Babadimër”

Foto: Driton Paçarada / KD

Është mbajtur edicioni i katërt i iniciativës tashmë tradicionale, maratona humanitare e fundvitit “Vrapo me Babadimër- kontribuo për familjet në nevojë”, e organizuar edhe këtë vit nga OJQ “Projekti 5Cent”.

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit, ku këtë vit do të ndihmohen 700 familje në nevojë, shkruan ksp.