Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

70 vjet NATO

E themeluar 70 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me 29 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

1949: Kërcënimi sovjetik

E themeluar më 4 prill 1949 në Washington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese, 10 evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

Aleanca synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5:

“Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjitha palëve”.

Edhe Kolumne 1 muaj më parë Efikasiteti i NATO-s në Kosovë nuk varet nga numrat

Gjatë viteve u bënë pjesë edhe Greqia, Turqia (1952), Gjermania (1955) dhe Spanja (1982).

Kur BRSS-ja u shpërbë, në vitin 1991, një fazë e re po krijohej për Aleancën dhe në maj 1997, NATO-ja dhe Rusia do të nënshkruanin “Aktin Themelues”.

1994: Luftimet e para

NATO hapi zjarr për herë të parë më 28 shkurt 1994 duke gjuajtur katër avionë serbë në një zonë të ndaluar fluturimi të OKB-së në Bosnje-Hercegovinë.

Më 16 dhjetor 1995, ajo zhvilloi operacionin e saj të parë në Bosnjë, ku shpërndau 60.000 trupa të forcave të KFOR-it.

Më 24 mars 1999, NATO nisi një fushatë bombardimi ajror për të ndalur shtypjen serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë 78-ditore, pa mandatin e OKB-së, rezultoi me tërheqjen e serbëve nga provinca, që kaloi nën administrimin e OKB-së, një forcë e NATO-s (KFOR) prej 40.000 trupash të cilët do të ruanin paqen.

Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e kësaj ish-krahine serbe në shkurt të vitit 2008.

Në vitin 1999, NATO mirëpriti vendet e para të Evropës ish-komuniste: Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë.

11 shtator 2001

Në vitin 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë që i drejtohen nenit 5. NATO më pas bashkohet me Uashingtonin në “luftën kundër terrorizmit”.

Edhe Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n? Arbëri 7 muaj më parë Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

Si e tillë, në vitin 2003, Aleanca mori udhëheqjen e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan (ISAF), misioni luftarak i cili do të zgjaste deri në vitin 2014.

Në mars 2004, shtatë vende të Evropës Lindore i bashkohen NATO-s: Sllovakia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe tre ish-republikat sovjetike (Lituania, Estonia, Letonia), anëtarësimi e të cilave veçanërisht irritoi Moskën.

Këtyre vendeve u janë bashkuar në 2009 Shqipëria dhe Kroacia. Në 2017, Mali i Zi bëhet anëtari i 29-të.

Më 31 mars 2011, NATO mori komandën e ndërhyrjes perëndimore në Libi, e zbatuar nën një mandat të OKB-së në emër të mbrojtjes së civilëve. Operacioni “Unified Protector” prej 7 muajsh çon në përmbysjen e Muamar Gadafit.

Pirateria dhe sulmet kibernetike

NATO po ndihmon gjithashtu në parandalimin e piraterisë jashtë brigjeve të Afrikës dhe që nga viti 2016, ajo ka vendosur anijet e mbikëqyrjes për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Mesdhe.

Aleanca ndihmon gjithashtu anëtarët e saj për të forcuar mbrojtjen e tyre kibernetike.

Tensionet me Rusinë

Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe veprimeve të Rusisë kundër Ukrainës, NATO pezulloi bashkëpunimin me Moskën.

Edhe Deklarata e përbashkët e liderëve të NATO-s: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve Botë 2 j. më parë Deklarata e përbashkët e liderëve të NATO-s: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Në vitin 2016, Aleanca vendos katër grupime shumëkombëshe taktike në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Ky është përforcimi më i rëndësishëm i mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë.

Në nëntor 2018, NATO kreu manovrat më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë në Norvegji, disa qindra kilometra larg kufirit rus.