Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar 7 persona për vepra që lidhen me terrorizëm, derisa i teti është liruar nga të gjitha akuzat, raporton KTV.
Artan Kadriu është dënuar me 4 vjet burgim, me nga 3 vjet burgim janë dënuar Besim Shabani dhe Egzon Latifi, kurse Adil Bushi dhe Jetmir Bushi me nga 2 vjet e 4 muaj burgim. Bekim Halili është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për vepra terrorizmi, ndërsa 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje, dhe gjykata vendosi për të dënuarin në fjalë, burgim në total 3 vjet.
Kujtim Bytyçi është dënuar për 8 muaj me burgim të kushtëzuar, me afat verifikimi prej 1 viti, derisa Jeton Hajdini, është liruar nga të gjitha pikat e akuzës.
Vendimin e gjykatës nuk po e pranon pala mbrojtëse. Përndryshe në këtë rast, fillimisht kanë qenë të akuzuar 11 persona, por procedura ndaj 3 prej tyre është veçuar, pasi dy nga ta gjenden në arrati, e për të tretin shkaku i gjendjes shëndetësore.
-
7 të akuzuar për terrorizëm dënohen me afër 20 vjet burgim
-
30 vjet e gjysmë burgim dhe 5 mijë euro gjobë ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm
-
Nga 30 ditë paraburgim për pesë të dyshuarit për terrorizëm
-
Një muaj paraburgim të dyshuarve për terrorizëm
-
Mbi 25 vjet burgim personave që planifikuan sulme terroriste brenda e jashtë Kosovës, përfshirë sulmin ndaj KFOR-it