Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

69 të vdekur nga COVID-19 në nëntë ditët e para të marsit në Kosovë, gati 5 mijë raste të reja

Në nëntë ditët e para të muajit mars janë regjistruar 69 vdekje si pasojë e koronavirusit në Kosovë. E marta e 9 marsit shënoi ditën më të rëndë këtë muaj me 13 vdekje të regjistruara.

Për 9 ditët e para të këtij marsi, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në vend janë regjistruar edhe 4849 raste të reja, duke shënuar rritje edhe të numrit të rasteve aktive për rreth dy mijë.

Nga fillimi i pandemisë, në marsin e vitit të shkuar, në Kosovë si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 1668 persona.

Deri tash janë regjistruar 74 mijë e 79 raste, ndërsa janë edhe 9761 raste aktive.