Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

671 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Janë regjistruar 671 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, nga testimi i 1.943 mostrave. 

Janë 3.685 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

Janë shëruar 153 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274.955 që nga fillimi i pandemisë.

Ditëve të fundit ka pasur rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19 në Shqipëri, Kosovë e në të gjithë rajonin.