67 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ka njoftuar të mërkurën se rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej 1.249 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
38 persona janë shëruar gjatë së njëjtës periudhë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 271.068, raportoi TCh.
Me këtë rast, numri i rasteve aktive është rritur në 365, ndërsa shtatë persona janë duke u trajtuar në spitalet COVID.