Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 67 pacientë me koronavirus. Spitali njofton se 50 janë në oksigjenoterapi, 11 në gjendje të rëndë dhe 2 në respirator.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të enjten se në Pejë janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19.