Arbëri

LDK - PDK ‘harrojnë’ riformatimin

 

Partnerët e koalicionit qeverisës, LDK dhe PDK, duket se kanë harruar premtimin e dhënë për riformatimin e kabinetit qeveritar dhe zvogëlimin e numrit të ministrive. Kur i kanë mbetur edhe pak më shumë se një vit mandat të kësaj qeverie, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, vazhdon të heshtë rreth premtimit për të bërë ndryshime në kabinetin që ai udhëheq, meqë është kritikuar mjaftë shumë për numrin e madh të ministrive, duke e bërë Qeverinë e Kosovës me të madhen në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Mustafa në korrik të vitit të kaluar, pas një takimi që kishte pasur me zyrtaren e lartë amerikane, Victoria Nuland, përmes një komunikate për media, pati paralajmëruar riformatimin e kabinetit qeveritar, që për synim kishte edhe zvogëlimin e numrit të ministrive.