Arbëri

Mjekët kërkojnë fond të veçantë për trajtimin e fëmijëve me leukemi

Rreth 50 arrin numri i fëmijëve të sëmurë me leukemi për çdo vit në vendin tonë.

E Klinika e Pediatrisë në QKUK mund t’i trajtojë këto raste vetëm në fazën e parë, ngase me komplikimet e mundshme fëmijët duhet të dërgohen jashtë vendit për shërim.

Aparatura të cilën e posedon kjo klinikë, do të mund të lehtësonte edhe më shumë punën e stafit në diagnostikimin po të siguroheshin reagencat.

Për këtë, mjekët e pediatrisë kërkojnë që të ndahet një fond i veçantë, pasi tashmë për këtë sëmundje të rëndë shfrytëzohet fond i përbashkët për të gjitha sëmundjet.

Në Ministrinë e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim, kanë thënë se gjatë vitit të kaluar kanë aplikuar 35 pacientë me sëmundje të leukemisë të rritur dhe fëmijë. Kjo Ministri nuk ka treguar shumën e mjeteve të ndara vetëm për leukemi.


Mjekët kërkojnë fond të veçantë për trajtimin e... by kohanet