Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

64 zyrtarë publikë kanë shkelur afatin ligjor për deklarimin e pasurisë, i pret penalizmi

Nga 4839 zyrtarë publikë, të cilët ishin të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, 64 prej tyre nuk e kanë respektuar afatin ligjor.

Kështu, këta zyrtarë publikë kanë bërë shkelje ligjore, ndaj të cilëve kjo Agjenci mund të iniciojë kallëzim penal në Prokurori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesin e zyrtarëve të lartë që e ka deklaruar pasurinë pas afatit ligjor, është deputeti i PDK-së, Andin Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë duke filluar nga Shërbimi Korrektues , komunat, Presidenca e institucione të tjera, raporton KTV.

Mirëpo, sipas drejtorit të departamentit për parandalim të korrupsionit në këtë Agjenci, disa prej këtyre zyrtarëve kanë dërguar arsyetimin e vonesës për deklarim të pasurisë.

Vitin e kaluar, 86 zyrtarë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë.

Agjencia Kundër Korrupsionit ndaj tyre kishte ushtruar kallëzime penale për mosdeklarim.

Por, kjo Agjenci nuk ishte e kënaqur me dënimet që dhanë gjykatat, edhe pse deklarimi i rremë apo mosdeklarimi mund të dënohet deri me 5 vjet burgim.