Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës po trajtohen 64 pacientë nga COVID-19, prej tyre 12 nga Shqipëria po marrin trajtim në Spitali ne Përgjithshëm të Gjakovës.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 33 pacientë janë me oksigjenoterapi e 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Klinikën Infektive janë 10 pacientë, në Pulmologji janë të shtrirë 22 pacientë, post-COVID, në Mjekim Intensiv në Klinikën Infektive është një pacient, në Spitalin e Gjakovës janë 12 pacientë, të gjithë nga Shqipëria, në Spitalin e Pejës janë 5 pacientë, në të Gjilanit është një pacient post-COVID, në të Mitrovicës janë të shtrirë 10 pacientë, ndërsa në Spitalin e Ferizajt po trajtohen 3 pacientë.