Gjilani është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus në nivel vendi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo komunë ka 62 raste aktive, pasuar nga Prishtina që ka 23 raste, Ferizaj 20 raste, Peja 12, Prizreni 10, Mitrovica 10 e të tjera.
Në anën tjetër, 19 komuna, në mesin e tyre Deçani, Vitia, Skenderaj, Hani i Elezit, Gjakova, Fushë-Kosova, nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19.
MSH-ja ka njoftuar se të hënën janë regjistruar 5 raste pozitive me koronavirus, derisa janë shëruar 6 pacientë.