Historiani dhe përfaqësues i intelektualëve, Hakif Bajrami, bëri prezantimin e peticionit kundër ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.
Ai në një konferencë për media tha se kanë bërë një peticion drejtuar Francës, ndërgjegjes njerëzore, por edhe mbarë njerëzimit.
“Një peticion të nënshkruar nga 603 intelektualë të Republikës së Kosovës. Ne nuk po kërkojmë asnjë privilegj po kërkojmë drejtësi për Ramush Haradinaj, për UÇK-në, e cila i ka treguar botës se si bëhet lufta. Sot në emër të këtyre intelektualëve, në emër të drejtësisë, të barazisë e ftojmë drejtësinë franceze ta jep drejtësinë e saj”, ka thënë ai.
Sipas tij, peticioni do të dorëzohet sot në Ambasadën francezë në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Studentët me peticion kërkojnë lirimin e Haradinajt
-
Për pak pritet të nisë intervistimi i Thaçit, shqiptarët po protestojnë në Hagë
-
Haradinaj e vlerëson mbështetjen që i bëhet në Kosovë
-
Shqiptarët fillojnë të grumbullohen para gjykatës së Colmarit
-
Protestë para gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt