Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka kujtuar se sot janë bërë 6 vjet nga konfirmimi i rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, të diagnostikuara në Departamentin e Mikrobiologjisë në IKSHPK.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së nga data 13 mars 2020 deri më 13 mars 2026, në Kosovë janë testuar mbi 2 milionë mostra për SARS-CoV-2, janë konfirmuar 276,300 raste pozitive, ndërsa janë regjistruar 3,238 humbje jete.
“Koordinimi, shkëmbimi i informatave në kohë reale dhe vendimmarrja e përbashkët, dëshmuan se bashkëpunimi ndërinstitucional është forca më e madhe në kohë sfidash. Sot, sistemi i shëndetit publik është më i përgatitur për të identifikuar, monitoruar dhe reaguar ndaj sfidave të ngjashme të shëndetit publik”, thuhet në njoftim.
-
IKSHPK: Gjashtë të vdekur nga sëmundja AIDS në vitin 2025
-
Gjashtë të vdekur këtë vit në Kosovë si pasojë e HIV-AIDS, 31 raste të reja
-
Këtë vit janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, një vdekje
-
10 raste të reja me fruth, numri i rasteve kalon dyfishin e rasteve të vitit të kaluar
-
Për pesë muaj, rastet me fruth në Kosovë kalojnë dyfishin e vitit të kaluar