Arbëri

Kosova anëtarësohet në Programin Transnacional të Danubit

 

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në Konferencën e Fondacionit Evropian të Edukimit në Shtutgart të Gjermanisë, me ç‘rast është bërë anëtarësimi i Kosovës në Programin Transnacional të Danubit, i cili ka për synim lidhjen e edukimit me punësimin, e njohur gjithashtu si arsimi dual.

Në këtë aktivitet, ministrja Edita Tahiri, ishte së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, transmeton Koha.net.