Arbëri

Emigrimi i kosovarëve nuk është ndalur – 122 mijë qytetarë ikën për 4 vjet

Foto: Reuters
 

Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Kosovës që përfshin emigracionin e rregullt dhe emigracionin ilegal, vazhdon të jetë e lartë, ndonëse jo në shifra alarmante, i thanë DW-së, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në bazë të të dhënave nga enti i statistikave të Kosovës, për periudhën 2012-2016 bëhet e ditur se Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të emigrimit me një mesatare vjetore prej 34,145 persona.

Vetëm gjatë vitit 2016 nga Kosova kanë emigruar 8940 persona. Në total për periudhën 2012-2016, vlerësohet se nga Kosova kanë migruar 122.657 persona. Në këtë numër përfshihen emigrimet legale por edhe ato ilegale që për destinacion kanë vendet e BE-së, posaçërisht Gjermaninë.